Janë zbuluar detaje të reja për kosovaren, e cila u v ra me shoqen e saj të premten herët në mëngjes nga një 60-vjeçar në qytetin e Cyrihut.

Media zvicerane “20 minuten”, raporton se shqiptarja I.S. (34-vjeçare) nga fshati Koretin i Kamenicës, u v ra nga ish i dashuri i saj.


Shqiptarja I.S. (34-vjeçare) nga fshati Koretin i Kamenicës, u v ra nga ish i dashuri i saj

P.C, 60-vjeçar fillimisht mori peng I.S dhe shoqen e saj të dhomës M.S (38-vjeçare) në banesën e tyre, më pas i v rau të dyjat dhe veten.

Shoqja e shqiptares, M.S. (38) u v ra të premten në Cyrih

Sipas një anëtari të familjes, shqiptarja I.S, ishte ndarë nga i dashuri i saj disa muaj më parë.

“Unë mendoj se ai e qëlloi atë për këtë arsye. Në familje, mbizotëron hutimi. Është e vështirë të kuptohet se e gjithë kjo ka ndodhur dhe ajo nuk është më gjallë”, ka thënë familjari.

Prindërit e sëmurë rëndë të shqiptares e kuptuan të premten në mbrëmje lajmin për vd ekjen e vajzës së tyre.

“Bijat e tjera u treguan prindërve. Që atëherë, është e vështirë të flasësh me ta. I.S ka shtatë motra dhe një vëlla”, ka treguar më tej familjari.

Familjarët dhe miqtë e kanë përshkruan shqiptaren e v rarë si person të mirë, të bukur dhe të qeshur.

“Ajo ishte një engjëll në tokë. Ajo gjithmonë ka dhënë gjithçka, ka qenë shumë e dobishme dhe lu ftoi për jetën e saj. I.S ishte një lloj “mami për të gjithë. Gjithmonë kur pyeste dikë se si ishte, ajo e kuptonte menjëherë kur dikush ishte i trishtuar, i zemëruar ose i zhgënjyer.


Nga ajo mund të merrje këshilla të mira”, ka thënë një mike e saj.

Familjari më tej ka treguar se shqiptarja qysh para 3 vjetëve kishte filluar ftohjen e marrëdhënieve me familjen e saj, për shkak se familja ishte kundër lidhjes së saj me të dashurin e saj pvr shkak të moshës dhe nacionalitetit të tij.

“Shumë anëtarë të familjes ishin kundër marrëdhënies. Prindërit e tyre ishin veçanërisht kundër, sepse i dashuri i saj ishte i të njëjtës moshë me të atin. Ata mendonin se ajo meriton dikë më të mirë. Problemi i dytë ishte se ai nuk ishte shqiptar”, ka thënë familjari.

Ai gjithashtu ka treguar se lidhja e shqiptares me P.C ishte mjaft e vështirë. Por, pas ndarjes nga i dashuri, shqiptarja kishte rregulluar sërish marrëdhëniet me familjen e saj.

“Është thënë se ai e detyroi të qëndrojë me të. Pas ndarjes, I.S pastaj jetoi me viktimën e dytë M. S. Që atëherë, ajo ka pasur marrëdhënie të mirë me familjen, sidomos me prindërit e saj”, ka shtuar familjari.

Sipas familjarit, ajo do të va rroset në Kosovë javën e ardhshme. Ku foma e saj është ende në autopsi.


Previous Next