Mohamed Salah ka pasur një ndikim të madh që prej se iu bashkua Liverpoolit. Jo vetëm që sulmuesi egjiptian ka bërë emër për vete në fushë, por sjellja e tij jashtë saj i ka mahnitur shumë tifoz.


Ndikimi i tij ka qenë aq i madh në Angli saqë k*rimet e urrejtjes kanë rënë për 19% që prej ardhjes së tij.

Sipas një studimi të Immigration Policy Lap, shkuarja e Salahut në Liverpool ka rezultuar drejtpërdrejt në rënien e k*rimeve të urrejtjes.

Falë tij, po ashtu kanë rënë për 50% edhe komentet anti-islam në rrjetet sociale.

Salah, i cili është ndjekës i njohur i islamit, iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2017 dhe që prej atëherë u bë figurë e njohur në klub.

Sipas studimit të IPL-së, egjiptiani ka pasur ndikimin në rënien e k*rimeve të urrejtës ndaj myslimanëve në Merseyside.

Salah të shtunën u bë kampion i Evropës me Liverpoolin, duke shënuar golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Tottenhamit në finalen e Madridit në Ligën e Kampionëve.



Previous Next