“Dua të kthehem në shtëpi, atje nga nuk duhet të isha larguar”, këto fjalë të Neymar kanë bërë që Barcelona të hyjë në merkato për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”.

Gjithsesi media braziliane “A Tarde”, ka bërë me dije se klubi katalanas i ka vendosur tre kushte të forta Neymarit, që ata të fillojnë negocimin për riblerjen e tij.


Të pranojë ulje page (aktualisht Neymar merr 30 mln euro tek PSG).

Të iu “falë” 26 milionë eurot dhe të pushojë gjyqin për paratë që Barcelona nuk i dha 27-vjeçarit kur u largua për tek PSG.

Të kërkojë ndjesë publikisht dhe të pranojë se largimi nga Barcelona ishte gabim.

Këto janë tre kushtet bazë që klubi i ka vendosur futbollistit për të filluar negocimin me PSG-në, që do të jetë edhe pjesa më e vështirë, duke qenë se kampionët e Francës kërkojnë para kesh për të lënë të lirë sulmuesin.


Previous Next