Një Joshua i tmerruar dhe i hutuar iu desht ta pyeste trajnerin e tij në qoshe se çfarë po ndodhte me të, në disa pamje shokuese në humbjen e tij ndaj Andy Ruiz. Anglezi humbi të tre titujt e tij në natën e mbrëmshme, gjë që ka shokuar të gjithë,
madje edhe vet kundërshtarin e tij i cili nuk mund të besonte, shkruan Reporteri.net
Rezultatet e goditjeve të Ruizit shkaktuan shqetësime tek Joshua i cili shfaqi shenja se mund të ketë pësuar dëmtime psikike.
Gjatë përfundimit të raundit të pestë, Joshua ishte duke vuajtur psikologjikisht dhe ishte në telashe të mëdha pasi ai pyeti trajneri e tij Rob McCracken se: “Cili raund është?”.
Joshua nuk po mund ta merrte veten dhe gjatë përfundimit të raundit të gjashtë, derisa ishte duke rrjedhur gjakë nga hundët e tij ai e pyeti trajnerin e tij: “Pse jam duke u ndjerë kështu?”
Prej fillimit të meçit, Joshua u pa se nuk po shkonte diçka si duhej me të, ndërsa me të filluar raundi i shtatë, pas disa goditjeve që mori nga Ruiz, gjyqtari ndërpreu ndeshjen dhe kështu Joshua humbi titujt e tij.
Kujtojmë që mundësia për revansh është në klauzolën e kontratës së boksierëve.
Before going out in the 7th
— Tom Costello (@tomvcostello) June 2, 2019
AJ : 'Why am I feeling like this though?'
People saying he didn't look right from the off?? @KuganCassius @IFLTV #JoshuaRuizjr #Rematch @anthonyfjoshua @EddieHearn pic.twitter.com/6XoOwDRxh0