Ylli 120 milionësh i Atletico Madrid, Joao Felix, e ka nisur mbrapsht karrierën e tij tek Atletico Madrid.

Portugezi pritet të ketë paraqitje të mira tek Atletico, por ai pësoi një dëmtim të papritur në ndeshjen e parë në Numancia.


Me lëndimin e pësuar, dyshimet janë të mëdha mbi gjendjen fizike të Felix, i cili këtë verë erdhi tek Atletico për shumën e 120 milionë eurove.

Lojtari luajti më pak se 30 minuta në debutimin e tij, por këto minuta u vlerësuan të ishin pozitive për të.

Nuk dihet akoma se sa do të mungojë Joao Felix, por skuadra është me shpresën që dëmtimi të mos jetë serioz.

Previous Next