Real Madridi dhe Arsenali janë aktualisht të përfshirë në një proces negocimi që mund ta shohë Lucas Vazquez të kalojë në Londër.
Aktualisht ekipi anglez po paraqet një ofertë që arrin në 35 milionë euro (32 plus bonuse), ndërsa Reali kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarëve pas shpenzimeve të tyre të çmendura si blerja e Hazard, Jovic dhe Ferland Mendy.
Pavarësisht nga interesimi për shërbimet e anësorit nga klubet si PSG, Inter dhe Bayern Munich, një lëvizje e mundshme te Arsenal është një propozim tërheqës për Vazquez falë menaxherit Unai Emery, një admirues i madh i spanjollit, transmeton lajmi.net.
Një tjetër arsye pse Vazquez duhet të largohet është trajneri Zinedine Zidane, i cili nuk i ka premtuar minuta për sezonin e ardhshëm.
Ndërsa synimi kryesor i lojtarit është të ftohet nga Spanja për Kampionatin Evropian 2020, andaj te ‘Topçinjët’ minutazhi do ishte më i madh dhe ftesa mund të vinte më lehtë.