Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo lëshoi një mesazh të fuqishëm ndaj Barcelonës, që u duk më shumë si kërcënim, por pas një analizë të hollësishme është kuptuar se fjalët e tij janë me vend.


Flitet se Barcelona ka firmosur një parakontratë me Antoine Griezmann, që në muajin mars dhe në lidhje me këto Cerezo tha: “E vërteta është se unë nuk e di, por nëse ju e thoni këtë, dhe ai e ka firmosur këtë marrëveshje, do të ketë pasoja. Nuk e di nëse ka firmosur apo ajo, nuk e di nëse do të shkojë tek Barça apo jo, prisni edhe pak ditë, do e mësojmë.”

Gazetarët e “Daily Mail” kanë filluar të hedhin hipoteza se nëse kjo parakontratë është firmosue me të vërtetë nga klubi katalanas dhe sulmuesi francez, në arkën e Atletico Madrid duhet të shkojnë 220 milionë euro, aq sa ishte klauzola e largimit të tij në muajin mars.

Barcelona priti 1 korrikun për të arritur marrëveshjen me 27-vjeçarin, kohë kur klauzola e largimit të tij nga Atletico Madrid ra në 120 milionë euro, por nxitimi për të firmosur me të duket se do të ketë pasoja për katalanasit.


Previous Next