Juventusi është klubi që godet më mirë se askush tjetër në merkato, kur është fjala për të marrë xhevahirë të vërtetë, me parametra zero. Në këtë drejtim, bardhezinjve u ka dalë ”nami” në futbollin europian. Më i fundit, që ka mbërritur falas në radhët e kampionëve të Italisë, është francezi Adrien Rabiot.


Në këtë linjë mund të llogarisim edhe Buffon, rikthimin e tij te “Zonja e Vjetër” pas një viti si parizien, edhe pse 41-vjeçari do të jetë rezervë.

Numri i lojtarëve me këto “valenca” te Juventusi është i konsiderueshëm, sa me to mund të ndërtohej një formacion i plotë, me kosto zero, por me potencial të jashtëzakonshëm në fushën e blertë. Ndër to ka edhe yje të vërtetë, ende në majat e futbollit kontinetal, si Paul Pogba, Ramsey, Coman etj.

Në grafikun më poshtë mund të njiheni me 11 futbollistët, që bardhezinjtë i morën falas ndër vite nga skuadra të tjera, të vendosur në një skemë disi të rrallë tashmë në futboll, 3-2-3-2. Gjithçka nis nga portieri Buffon dhe përfundon në sulm, me dyshen Llorente dhe Coman, ende në aktivitet. Në "kullën e regjisë" spikat Andrea Pirlo.


Previous Next