Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi vijon të mahnisë me formën e tij. Futbollisti i Kosovës ka shënuar dy gola në ndeshjen debutuese me fanellën e Fenerbahces, ndaj turqve të Bursasporti.

Ish-futbollisti i Teutës dhe Besës së Kavajës, u transferua pak ditë më parë nga skuadra e Rizersporit drejt gjigantëve të Fenerbahçes, teksa e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën me klubin turk.

Në përballjen e sotme, shqiptari i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, pas një asistimit të Potuk, ndërsa në minutën e 51-të, dyfishoi rezultatin,. 2:0.




Previous Next