Pep Guardiola ka patur gjithmonë një lidhje të fortë me Barcelonën dhe nuk e ka mohuar kurrë. Ai duket se do të bëjë një lëvizje "blic" në merkato dhe të afrojë në skuadër Dani Alvesin.
Mbrojtësi brazilian u largua nga PSG-ja dhe është pa skuadër. 36-vjeçari ka shumë vite në shpatulla, por niveli i tij nuk ka zhgënjyer kurrë. Ai ka luajtur si titullar te kampionët e Francës, ndërsa ngriti trofeun e Kupës së Amerikës me Brazilin si kapiten këtë verë.
Ribashkimi mund të ishte ideal për Guardiolën që afron një lojtar me shumë eksperiencë dhe që e njeh filozofinë e tij, por dhe për brazilianin që synon të kapë Kupën e Botës 2022.
Numri një i stolit të Manchester City-t po shkruan historinë në Angli, pasi ka fituar dy kampionate radhazi dhe e mbylli sezonin me tripletë. Guardiola synon fitimin e Champions Leagues, një trofeu të munguar për City-n.