Afati kalimtar i verës ka nisur me vrull të madh ku në ditët e fundit, sidomos pas datës 1 korrik, transferimet kanë qenë të shumta nga skuadrat e ndryshme në Evropë. Fenerbahce, ka arritur të sigurojë shërbimet e një sulmuesi mjaft potent, duke qenë se ka gjetur akordin për të transferuar sulmuesin Max Kruse.


Klubi turk i ka rezervuar gjermanit Kruse edhe fanellën me numrin 10, duke e konsideruar një goditje të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion. Rivaliteti në Turqi për titullin, është rritur disi në vitet e fundit ku ka pasur edhe ekipe surprizë.

Largimi i Kruse, tashmë i ka hapur rrugë edhe Milot Rashicës për të qenë golashënuesi më i mirë në skuadër, duke qenë se Kruse i gjuante edhe penalltitë. Në mungesë të tij, penalltitë do t’i besoheshin sulmuesit shqiptar ndërkohë që me largimin e tij, tashmë Rashica ka një shans të artë për të qenë protagonisti absolut në skuadër. Kujtojmë që pak ditë më parë, mori edhe fanellën me numrin “7”.


Previous Next