Real Madrid ka regjistruar paraqitjen më të dobët në vitet e fundit.

‘Los Blancos’ janë mposhtur me rezultat të thellë 3:7 nga Atletico Madrid, në kuadër të International Champions Cup.


Pjesa e parë e ndeshjes u dominua në tërësi nga Atletico, duke e çuar epërsinë deri në 5:0.

Diego Costa arriti që në minutën e parë të shënonte për 0-1. Spanjolli në vazhdim shënoi edhe tri herë tjera, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Joao Felix, Angel Correa dhe Vitolo.

Në anën tjetër, për Real Madridin shënuan Nacho Fernandez, Karim Benzema dhe Javier Hernandez.

Nga minuta e 64′, të dy skuadrat kanë mbetur me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Daniel Carvajal dhe Diego Costa.



Previous Next