Antoine Griezmann është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Ka qenë vet klubi katalanas, i cili me anë të një postimi në “Twitter”, e ka vulosur këtë transferim të francezit.

Barcelona ka paguar klauzolën e ish-lojtarit të Atletikos që tashmë ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.


Katalanasit e kanë arritur qëllimin e tyre, për të formuar një treshe të frikshme në sulm me Messin-Griezmann dhe Suarez.

Nga ana tjetër francezi pati jo pak probleme me Atletikon, e cila e gj*obiti për mos pjesëmarrje në stërvitje. Barcelona është dashur të paguan 120 milionë euro për klauzolën e futbollistit francez.


Previous Next