Griezmann javën e ardhshme zyrtarizohet si lojtari i Barcelonës
Sipas gazetës L’Equipe, Antoine Griezmann javën e ardhshme do të zyrtarizohet si përforcimi i radhës tek kampi blaugran.
Barcelona do të paguajë 120 milionë euro si klauzolë lirimi për francezin e Atletico Madridit.
Griezmann sipas kësaj të përditshme do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2024 në vlerë prej 17 milionëve në vit.