Marco Asensio ka pasur një natë të errët në ndeshjen e tij kundër Arsenalit.

Lojtari i Real Madrid shënoi për 2-2, por duhej të linte fushën 20 minuta më pas, shkaku i një lëndimi të rëndë, përcjellë GazetaBlic.


Lojtari u largua nga fusha me barelë dhe ndjenjat më të këqija tashmë janë konfirmuar. Lojtari do të mbetet për 6-9 muaj jashtë fushave të blerta.

Real Madrid ka publikuar pjesën mjekësore të Marco Asensio, duke siguruar që ai pësoi një këputje të ligamentit dhe meniskin e jashtëm të gjurit të tij të majtë.

Ky dëmtim serioz do të intervenohet “në ditët e ardhshme”, sipas Real Madridit dhe lojtari do të duhet të kalojë përmes një procesi të gjatë të rikuperimit.



Previous Next