Cristiano Ronaldo kishte grilën (skarë) më të zhurmshme gjatë kohës së tij te Real Madrid, ka zbuluar Toni Kroos.
Mesfushori gjerman, i cili që pas largimit të portugezit e ka akuzuar edhe për gjëra të tjera, ka thënë se ai ishte bashkë me Cristianon në një lagje të Madridit.
Kroos ka zbuluar se zhurma e madhe që vinte nga festat deri në orët e vona të Ronaldos dëgjohej në shtëpinë e tij.
“Grilat e Cristiano-s ishin më të zhurmshme”, tha ai për ZDF.
”Ndonjëherë ne madje duhej t’i kërkonim që t’ia ulte zërin muzikës”.