Asociacioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka publikuar ranglistën më të re!
Kombëtarja e Kosovës ka rritje për një pozitë e Shqipëria për dy.
Kosova renditet në vend të 120 me 1149 pikë, kurse Shqipëria është e 64-të me 1362 pikë.
Renditjes së përgjithshme Belgjika i prin me 1746 pikë, pasojnë Brazili (1726), Franca (1718), Anglia (1652) etj.
Zvicra që ka katër shqiptarë në petkun e saj, kapitenin Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti, renditet në vend të 11-të me 1605 pikë, pra bie dy pozita më poshtë.