Sinan Bytyqi ka përfunduar kursin dhe ka marrë diplomën e vëzhguesit të talenteve. Ai menjëherë ka marrë një rol të ri te Man City. Ai do të jetë kryetari i vëzhguesve në Austri dhe Zvicër.


Sinan Bytyqi ishte një futbollist nga Kosova i cili cilësohej me një të ardhme të madhe përpara.

Ish-mesfushori luante me të rinjtë e Manchester Cityt, dhe ishte grumbulluar edhe te Kombëtarja e Kosovës, me shpresën se një ditë do të luajë për ekipin e madh të Anglisë në Premierligë, nën urdhëratë e Pep Guardiolës.

Por, për shkak të një problemi në zemër ai u detyrua të lërë futbollin në vitin 2016, kur ishte vetëm 21 vjeç.

Megjithatë, Bytyqi i tha lamtumirë vetëm fushës, por jo futbollit.

Ai tashmë ka përfunduar kursin dhe ka marrë diplomën e vëzhguesit të talenteve.

Bytyqi menjëherë ka marrë një rol të ri te Man City. Ai do të jetë kryetari i vëzhguesve në Austri dhe Zvicër.


Previous Next