Harry Maguire është në rrugë për t’u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi Manchester United është pajtuar me Leicester Cityn për transferimin e anglezit për 80 milionë funte.


Maguire, për të cilin është raportuar se dëshiron të largohet nga ‘King Power Stadium’ këtë verë, do ta kalojë Van Dijkun në garën për mbrojtësi më të shtrenjtë – pasi holandezi u ble nga Liverpool për 75 milionë funte nga Southampton.

The Sun raporton se mbrojtësi do të fluturojë në Manchester për testet e tij mjekësore të hënën.

Në kontratë parashihet se ‘Djajtë e Kuq’ do t’i paguajnë fillimisht 60 milionë funte plus 20 të tjera si bonuse.

Dy ofertat e para të United dhe Cityt të cila ishin rreth 70 milionë funte u refuzuan nga Leicester.

Gjithsesi, ekipi i Solskjaer duket se ka rënë dakord për transferim ‘bombë’ të kësaj vere.



Previous Next