Djajtë e kuq kanë filluar të përforcohen furishëm për stinorin e ardhshëm.
Manchester United duket se ka arritur një marrëveshje personale me Bruno Fernandes, sipas medieve angleze.
Momentalisht Fernandes është lojtar i Sportingut të Lisbonës ku në 33 paraqitje ka shënuar 20 gola.
Tanimë mbetet vetëm që të arrihet marrëveshja edhe mes dy klubeve, ku edhe Fernandes shpreson që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Manchesterit.