Tashmë është zyrtare. Klubi i futbollit Milani ka zyrtarizuar ditën e sotme, agjendën për datën 10 gusht.

Kuqezinjtë kanë pranuar ftesën e Feronikelit nga Drenasit, dhe do të zbarkojnë në Kosovës pas rreth 1 muaji, për një takim miqësor.


Të shtunën e 10 gushtit, kampioni i Kosovës Feronikeli do të presë Milanin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Milani numëron një numër të madh tifozësh në Kosovë, por edhe në Shqipëri, dhe të shumtë mund të jenë ata që kanë dëshirë të udhëtojnë drejt Prishtinës, për të parë nga afër disa nga lojtarët e “Djallit”.

Previous Next