Shoqata bamirëse e klubit të Olympique Lyon ka thyer rekordin për ndeshjen më të gjatë në historinë e futbollit, duke e vazhduar lojën për gati tre ditë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 399 – 369 dhe, sipas faqes zyrtare të klubit francez, 807 persona nga 60 vende të ndryshme morën pjesë në këtë ndeshje maratonike.
Skuadrat përbëheshin me nga pesë lojtarë, dhe luanin me radhë për tre ditë e dy netë.
Vazhdimi i ndeshjes për 69 orë nuk ishte rekordi i vetëm që u thye nga kampioni i shumëfishtë francez, pasi u thye edhe një tjetër rekord.
Siç u tha më lartë në këtë ndeshje morën pjesën mbi 800 persona, që do të thotë rekord i ri i vendosur në futboll, pasi paraprakisht rekordi mbahej me 677 futbollistë të përfshirë.
Kjo ndeshje ishte organizuar nga shoqata “Equal Playing Field” (Fushë e Barabartë e Lojës), një shoqatë bamirëse që synon t’i promovojë vlerat e barazisë mes burrave dhe grave në botë.