Më në fund një qëndrim zyrtar nga Barcelona rreth çështjes Neymar. Ylli brazilian prej kohësh përflitet për një rikthim te Barcelona, duke kërkuar largimin nga Paris Saint Germain. Për këto zëra, që janë rritur shumë ditëve të fundit, ka folur presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu.
Bartomeu ka thënë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG, por në anën tjetër, skuadra franceze nuk dëshiron largimin e tij. “Ne e dimë se Neymar dëshiron të largohet nga PSG, por ne gjithashtu e dimë që PSG nuk dëshiron largimin e tij”, ka deklaruar Bartomeu. Neymar te PSG është transferuar në verën e vitit 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.