Antoine Griezmann është prezantuar para tifozëve në ‘Camp Nou’, duke bërë të ditur se do ta vesh fanellën me numrin 17.
Ylli francez më në fund finalizoi kalimin e tij te Barcelona pas javëve me negociata, duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin katalan.
28-vjeçari është prezantuar para tifozëve, ndërsa më pas mbajti një konferencë për shtyp për herë të parë si lojtar i Barcës.
“Fillimisht dua të falënderoj Real Sociedadin, presidentin që më ka dhënë kontratën e parë profesionale”.
”Po ashtu Atleticon, El Cholon, që më kanë ndihmuar që bëhem kampion bote. Ty president, gjithë drejtorëve të Barcelonës që më keni dhënë një tjetër mundësi. Vij këtu i motivuar dhe i gatshëm për gjithçka”, u shpreh ai.
Pasi Griezmann do ta bart numrin 17, qëndrimi i Philippe Coutinhos në Barcelonë tashmë është i sigurt.
🔥@AntoGriezmann 🔥
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 14, 2019
Our new number 1⃣7⃣
🔵🔴#Griezmann17 pic.twitter.com/hvlge0YVYy