Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë të dridhet për herë të tretë brenda këtij muaji. Trupi i saj po lëkundej gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Anthony Rine

Skena të dridhjes kancelarja 65-vjeçare...


përjetoi edhe në takimin e 27 qershorit kur ajo u takua me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë. Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak intonoi himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Merkel ka qenë në krye të Gjermanisë për 14 vjet. Ajo njoftoi vitin e kaluar se ajo do të japë dorëheqjen si kancelare kur mandati i saj aktual të përfundojë në vitin 2021.



Previous Next