Talenti shqiptar nga Kosova, Erion Deçani po vazhdon të shkëlqejë për ekipin gjerman Eintracht Trier, moshat e reja.

Ai ka treguar rezultate shumë pozitive, duke fituar disa trofe për klubin, por edhe çmime për lojën e mirë, ndërsa pret në një të ardhme të luajë për klube të mëdha, shkruan insporti.


Mesfushori i talentuar shqiptar me prejardhje nga qyteti i Pejës, fal performancës, sidomos në dy stinorët e fundit, ka marrë ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë U-12, një listë e gjerë e përpiluar nga ekspertët, të cilët kanë marrë shënimet për golat dhe lojën e mirë që ka bërë Erioni ynë vitet e fundit.

Sipas vlerësimeve, ai ka të gjitha që i duhen një mesfushori sulmues. I sigurt me topin, vizionar dhe mentalitet fituesi.


Previous Next