Juventus e ka fituar pas ekzekutimit të penalltive përballjen kundër Interit në International Champions Cup.

Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive, kampionët e Serie A fituan 4:3.


Matthijs de Ligt me autogol dhe Cristiano Ronaldo me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ishin golashënuesit e vetëm të kësaj përballje gjatë kohës së rregullt.

Në penallti, merita të mëdha për fitoren e Juventusit pati Gianluigi Buffon.

Portieri veteran italian, edhe pse në moshë, priti tri penallti, për të treguar se po e ruan formën e lartë.




Previous Next