Bolton Wanderers do të largohet nga ligat profesionale këtë javë përveç nëse një marrëveshje për të blerë klubin mund të finalizohet deri në orën 16:00 të martën, sipas administratorit të përbashkët Paul Appleton.


Klubi që ka rënë në League One i ishte dhënë afati për të finalizuar shitjen ose të ofronte arsye “bindëse” që të mbetet pjesë e ligës nga Liga Angleze e Futbollit (EFL).

Megjithatë, Appleton zbuloi se një marrëveshje për të blerë klubin dështoi të shtunën dhe thotë se “procesi i mbylljes së kompanisë do të fillojë të mërkurën” nëse palët e përfshira nuk gjejnë një kompromis.

Bolton – që ra nga Premierliga në sezonin 2011/2012 – janë në pozitën e parafundit në League One vetëm përpara Buryt, me të dy ekipet që kanë marrë dënime prej -12 pikësh për shkak të gjendjes financiare.

Ata u mposhtën 5-0 nga Ipswich Town të shtunën, duke pranuar pesë gola për ndeshjen e tretë radhazi.


Previous Next