Në pritje për të kompletuar skuadrën për këtë sezon, Marotta mendon edhe për përforcimet e vitit të ardhshëm.

Drejtuesi zikaltër ka bërë që tani një goditje me parameter zero për mbrojtjen me Matteo Darmian që do të vishet zikaltër për sezonin 2020-2021.

“Rai Sport” raporton se tashmë Interi ka arritur marrëveshje për Darmian.

Lojtari italian është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe më 1 janar mund të firmosë për çdo skuadër teksa Marotta ka lëvizur më shpejt se Napoli dhe Juve për të marrë “ok” nga 29-vjeçari.

Nuk përjashtohet që në merkaton e dimrit Interi të paguajë një shumë minimale për të përshpejtuar afrimin e Darmian 6 muaj përpara afatit të parashikuar.

Previous Next