Trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili aktualisht është i papunë, ka dhënë një koment ‘shokues’ dje, kur ka thënë se Man City B ka gjasa më të mëdha sesa Chelsea, Man Utd apo Arsenal, për titullin e Premierligës.
Jose Mourinho ka hedhur poshtë mundësinë që Man United apo Chelsea të fitojnë titullin e kampionit në Angli, këtë edicion.
Ish trajneri i kësaj skuadre është pyetur për favoritët e Premierligës, dhe ai ka numëruar katër skuadra që sipas tij mund të triumfojnë.
“Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Manchester City B” ishte përgjigja e Mourinho, i pyetur për favoritët.
Por, cila është skuadra B e Man City, për të cilën ‘Special One’ beson se mund të konkurronte për titullin?
Në atë formacion paraqiten emra si Bernardo Silva, i cili ishte nga më të mirët edicionin e kaluar në Premierligë, por edhe Sane e Fernandinho.
A mendoni se kjo skuadër do të përfundonte në top katër, duke konkurruar për titullin?