Më 2 shtator, afati kalimtar i transferimeve mbyllet përfundimisht.
Që nga hapja e tij më 1 korrik, aktiviteti ka qenë konstant në 20 skuadrat e La Liga-së, por duke parë sesi vendosen shabllonet e disa skuadrave të rëndësishme sot, na presin edhe 18 ditë të furishme.
Me 1.3 miliardë euro të shpenzuara, kampionati spanjoll renditen i pari për transferimet më të shtrenjta, përcjell lajmi.net.
La Liga pasohet nga Premierliga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1.
Ndërkohë, më poshtë mund të shihni pesë transferim më shtrenjta këtë verë në La Liga:
1. Joao Félix 127.200.000 mln euro
2. Griezmann 120.000.000
3. Hazard 100.000.000
4. De Jong 75.000.000
5. Jovic 60.000.000.