Eden Hazard është i lënduar dhe do t’i mungojë Real Madridit në fillim të sezonit të ri në La Ligë.
Eden Hazard nuk do të udhëtojë në Vigo.
Përforcimi i madh i Real Madridit ka pësuar një lëndim, ka konfirmuar klubi nëpërmjet një komunikate.
Ylli belg ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë në ballafaqimin e xhiros së parë në La Ligë.
Po ashtu, në takimin me Celta Vigon do të mungojë edhe përforcimi tjetër, Mendy.
Mirëpo, lajmi edhe më i keq është se Hazard rrezikon të mungojë për tre deri në katër javë sepse bëhet fjalë për një dëmtim të përsëritur, e që mund të përkeqësohet në kontakt me top.