Francezi, Frank Ribery ka gjetur skuadrën e re.
Ribery është transferuar tek skuadra italiane, Fiorentina dhe këtë sezon do ta mbajë fanellën viole.
Ai është pritur nga një numër i madh i fansave në aeroportin e Fiorentinës .
“Jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Ribery në fjalët e para para tifozëve. Për 36-vjeçarin ka patur interes të fortë nga disa skuadra në Arabinë Saudite, përfshirë këtu edhe Lokomotiv Moscow në Rusi.