Në verën e vitit 2009, Real Madridi shokoi botën e futbollit duke shpenzuar 98 milionë euro për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi.

Gjiganti spanjoll theu rekordin botëror të transferimeve duke siguruar shërbimet e superyllit portugez, kur e bleu për 94 milionë euro.

Mirëpo, Ronaldo arsyetoi çdo cent përgjatë nëntë viteve të tij në “Bernabeu”. Pesë herë “Topi i Artë” shënoi 450 gola në 438 ndeshje për “Los Blancos”. Këto statistika të jashtëzakonshme të golave mund të mos përsëriten kurrë më.

Ai gjithashtu ndihmoi klubin të fitojë disa trofe, përfshirë katër tituj të Champions Leagues. Megjithatë, në vitet e fundit kostoja e transferimeve ka eskaluar në një shkallë që është e vështirë të kontrollohet.

Dhjetë lojtarë janë shitur për 100 milionë euro ose më shumë që nga viti 2013 – përfshirë Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi më 2018.

Por, superylli portugez nuk po mund ta kuptojë si disa lojtarë janë shitur për shuma kaq të larta ndër vite.

“Është e vështirë të bëhen këto kalkulime në futbollin modern,” tha Ronaldo për televizionin portugez TV1.

“Klubet rrezikojnë shumë në potencial dhe industria e futbollit është ndryshe”.

“Duke lënë anash çështjen e Joao Felixit, tani çdo lojtar mund të kushtojë 100 milionë euro, madje edhe pa treguar asgjë”, tha ai.

Previous Next