Vazhdojnë lajmet e këqija për Barcelonën dhe Lionel Messin.
Lionel Messi e ka shumë të komplikuar rikthimin për ndeshjen ndaj Valencias të shtunën.
Argjentinasi pritet të humb edhe ballafaqimin e ardhshëm në La Ligë.
Trajneri Ernesto Valverde ende nuk e ka pasur Messin në dispozicion gjatë këtij sezoni në fillimin e komplikuar të edicionit të ri në elitën e futbollit spanjoll, raporton “Marca”, transmeton lajmi.net.
Messi u dëmtua më 5 gusht para udhëtimit të Barcelonës për në turneun përgatitor në SHBA.