Dritarja e transferimeve u mbyll në Spanjë të hënën në mbrëmje dhe as Real Madrid dhe as Barcelona nuk bënë ndonjë nënshkrim të minutës së fundit.

Edhe për një sezon tjetër, të dy klubet kanë zgjedhur të mos sjellin ndonjë lojtar argjentinas, që do të thotë se tashmë kanë kaluar nëntë vjet pasi e kanë bërë këtë.


Në vitin 2010, Angel Di Maria u paraqit në ‘Santiago Bernabeu’ nga Benfica, ndërsa Javier Mascherano u transferua nga Liverpool në Barcelona.

Në Barcelona mbetet vetëm një argjentinas: Lionel Messi. Sidoqoftë, ai konsiderohet të ketë ardhur nga La Masia, kështu që Mascherano ishte argjentinasi i fundit që erdhi nga jashtë e që kishte luajtur për ‘Blaugranët’, shkruan lajmi.net.

Ai u largua nga ‘Camp Nou’ për në Kinë në janar 2018. Megjithatë, në kryeqytetin spanjoll, Real Madrid nuk ka pasur asnjë lojtar argjentinas që nga largimi i Di Marias te Manchester United në vitin 2014. Që prej asaj kohe, ata as kanë shikuar lojtarët argjentinas.

Vitin e kaluar, Real Madrid kishte në radar mesfushorin e River Plate Exequiel Palacios por në fund të fundit vendosi të mos e transferonte atë.

Lojtarët si Mauro Icardi dhe Paulo Dybala kanë qenë të lidhur me një transferim te ‘Los Blancos’ viteve të fundit, gjithashtu, por asgjë nuk arriti të realizohej. Në vend të kësaj, ata kanë blerë brazilianin Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes. Ndërkohë, Barcelona ka ndjekur Esteban Andrada por portieri zgjodhi të bashkohej me Boca Juniors.

Historikisht, si Real Madrid ashtu edhe Barcelona kanë qenë vende të mira për lojtarët argjentinas për të pasur sukses, por vitet e fundit ajo kombësi është zhdukur praktikisht nga radarët e tyre.


Asnjëra nuk ka qenë e gatshme të paguajë tarifa të mëdha për të sjellë futbollistë nga Argjentina dhe përkundrazi kanë shikuar alternativa më të lira nga vendet e tjera.

10 lojtarët e fundit argjentinas që janë bashkuar me Real Madridin

Angel Di Maria (2010-2014)

Ezequiel Garay (2009-2011)

Gabriel Heinze (2007-2009)

Javier Saviola (2007-2009)

Gonzalo Higuain (2006-2013)

Fernando Gago (2006-2011)

Walter Samuel (2004-2005)

Esteban Cambiasso (2002-2004)

Santiago Solari (2000-2005)

Rolando Zarate (1999-2000)

10 lojtarët e fundit argjentinas që janë bashkuar me Barcelonën

Javier Mascherano (2010-2018)

Gabriel Milito (2007-2011)

Maxi Lopez (2004-2006)

Juan Pablo Sorin (2002-2003)

Juan Roman Riquelme (2002-2003)

Roberto Bonano (2001-2004)

Javier Saviola (2001-2007)

Lionel Messi (2000-present)

Mauricio Pellegrino (1998-1999)

Juan Antonio Pizzi (1996-1998).


Previous Next