Pas rezistencës kolosale të kombëtares së Kosovës në Southampton të Britanisë së Madhe, tifozët anglez kanë vendosur t’ia ‘heqin kapelën’ asaj.

Presioni dhe mënyra e lojës së kombëtarës së Kosovës iu ka lënë mbresa tifozëve anglez, të cilët kanë reaguar pas përfundimit të ndeshjes në lidhje me këtë, njofton lajmi.net.


Ata kanë treguar përshtypjet pozitive në rrjetin social ‘Twitter’, gjersa shumica e tyre kanë uruar që Kosova të kualifikohet së bashku me Anglinë.

“Shpresoj që Kosova të kualifikohet për në Euro 2020. Loja e tyre tregonte dhunti, ishte premtuese dhe, mbi të gjitha, guxim. Ia morën lojën një ekipi që, në letër, janë të një klasi tjetër”, shkroi njëri ndër tifozët anglez.

“Me të vërtetë dëshiroj që Kosova të zë vendin e dytë në grup, një ekip mjaft i mirë. Do e bëjnë kompeticionin evropian më entuziast”, deklaroi një fans tjetër.

Ndeshja përfundoi me rezultat 5-3 në të mirë të kombëtares së Anglisë, me këta të fundit që nuk mund të gjenin portën për herë të gjashtë, pas pritjes së penaltisë nga Arianet Muric.


Previous Next