Harry Maguire u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që të rigjejnë konsistencën në formë.

Manchester United ka shënuar fitore të madhe kundër Newcastle United, me rezultatin 4:1.

Qendërmbrojtësi i United, Harry Maguire, është shprehur i kënaqur me rezultatin e skuadrës, por ka thënë se duhet pasur konsistencë dhe duhet mbajtur porta e pa prekur.

“Ne duam të kthehemi tek porta e pa prekur. Ne po punojmë fort që të mbajmë portën e pa prekur” ka thënë Maguire, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk lejojmë shumë raste, por është diçka që duhet të përmirësohemi dhe po punojmë për të.”

“Është e rëndësishme të futemi në ecuri. Nuk kemi gjetur konsistencën të marrim tri, katër, pesë fitore radhazi. Është diçka që duhet ta bëjmë” ka thënë tutje mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

United do të ketë testin e radhës kundër Burnley, gjatë së shtunës (nesër). Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë me fitore. /Lajmi.net/
Previous Next