De Gea thotë se është “shumë i lumtur” te United. 27 vjeçari po kërkohet me ngulm nga Real Madridi. Portieri spanjoll, David de Gea, thotë se është “shumë i lumtur” te Manchester United pas spekulimeve që e lidhin me gjigantin e La Ligas, Real Madridin. 27 vjeçari ishte shumë afër transferimit në Santiago Bernabeu në vitin 2015, por gjithçka dështoi për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit. Reali tani sërish është duke investuar për spanjollin, i cili ka dhënë një intervistë interesante që sipas mediave britanike mund të jetë edhe lamtumirëse. “Kur mendoni se gjendem te United që shtatë sezone, jam me të vërtetë shumë i lumtur për kohën time këtu”, u shpreh De Gea. “Shumë gjëra kanë ndodhur, ju e dini, shumica të mira. Disa jo, por jam shumë




i lumtur”. “Erdha këtu si fëmijë dhe jam burrë tani, si në fushë ashtu edhe jashtë. Kur shikoj prapa, kanë qenë shtatë vite fantastike”, ka theksuar De Gea, deklaratë që sipas mediave spanjolle e britanike duket si lamtumirëse dhe se dëshiron një aventurë të re.

Previous Next