Zlatan Ibrahimovic është bërë me klub të ri. Kështu raporton The Sun, e cila shkruan se sulmuesi suedez ka pranuar kushtet e marrëveshjes me Los Angeles Galaxy. E ardhmja e Ibrahimovic në Manchester United ka qenë në dyshim pasi ka luftuar për të zënë ndonjë vend në formacionin bazë pas rikthimit nga lëndimi. Por, trajneri i Galaxyt, Sigi Schmid këmbëngul se për momentin nuk ka asgjë konkrete në lidhje me transferimin e futbollistit.

“Ka pasur shumë shkrime për të në të kaluarën dhe është diçka që ndoshta do të hapet përsëri. “Unë nuk e di se çfarë është. Nëse ka diçka apo jo, jam i sigurt se të gjithë do ta marrim vesh. Tani për tani, janë të gjitha thashethemet”, tha trajneri. Ndryshe, 36-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Paris Saint-Germain, Interin, Juventusin e Milanin.



Previous Next