Milot Rashica edhe zyrtarisht është një lojtar i Werder Bremen në Bundesliga. Tani është zyrtare! Milot Rashica do të luajë te Werder në të ardhmen. 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë me ‘Green-Whites’ dhe do të shkojë në Bremen me efekt të menjëhershëm. “Jam shumë i lumtur që jam në gjendje të luaj në një klub kaq të madh dhe tradicional të Bundesligës dhe të pres me padurim sfidën e re, ka thënë Rashica. Lidhur me modalitetet e transferimit, kohëzgjatjen dhe shumën e paguar është rënë dakord që të mos zbulohen. Ai së fundi ka qenë pjesë e Vitesse Arnheim, ku ka shkëlqyer me këtë klub. Drejtori sporti i Werder, Frank Baumann, është shfaqur i lumtur që ka arritur të nënshkruajë me një lojtarë si Rashica. Edhe trajneri Florian Kohfeldt gjithashtu është i kënaqur që Miloti është tani lojtar i Werderit. “Ai është një lojtar me një perspektivë të madhe dhe dikush që mund të na përforcojë menjëherë. Ai është i mirë në situata një-me-një, siguron shpejtësi në thellësi dhe me cilësitë e tij i jep më shumë mundësi skuadrës tonë”, ka thënë trajneri.




Previous Next