Jurgen Klopp është tallur me Arsenalin në lidhje me shitjen e Alexis Sanchez tek rivali i tij Manchester United. Trajneri gjerman, Klopp ka insistuar se skuadra e tij nuk do të kishte shitur kurrë yllin e skuadrës te rivali i Premier Leagues në gjysëm të sezonit. Këto fjalë gjermani i tha në lidhje me kalimin e Alexis Sanchez nga Arsenal në Manchester United. “Asnjë lojtar i kësaj skuadre të Liverpoolit nuk do të largohet, jo vetëm pse ne po themi kështu, por sepse ata janë të përkushtuar për klubin”, tha fillimisht Klopp. “Asnjë nuk do të largohej te ndonjë skuadër e Premierligës gjatë sezonit. Jo vetëm e besojë, por e di këtë. Më të vërtetë nuk e shoh të ndodh kjo situatë”. përfundoi Klopp.

Previous Next