Juventus rrezikon t’i mbyllet një pjesë e Allianz Stadium, pas thirrjeve raciste që janë dëgjuar gjatë fitores me Napolin mbrëmjen e së shtunës. Sipa Gazzetta dello Sport, observuesit e FIGC kanë raportuar thirrje raciste drejt qendërmbrojtësit të miqve Kalidou Koulibaly. Por janë dëgjuar edhe ofendime ndaj trajnerit kundërshtar Carlo Ancelotti, si dhe thirrje anti-napolitane. Si pasojë, Curva Sud mund të mbyllet për të paktën një ndeshje, por pritet konfirmimi i raportit disiplinor që thuhet të dalë sot. Në raste të tilla, sektori që është mbyllur për ultrasit është përdorur për të futur fëmijët e shkollave pa pagesë.

Previous Next