Leo Messi, më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në histori të La Ligas. 20 gjuajtje të lira, Leo Messi e ka lënë mbrapa Cristiano Ronaldon me 19 duke u bërë futbollisti i parë në 25 vitet e fundit që realizon më së shumti gola nga goditjet e dënimit, raporton La Liga. Messi shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Alaves, duke shpëtuar Barcelonën – pasi doli të




jetë gol i tre pikëve në fitoren e vështirë 2-1 në Camp Nou. Me këtë fitore, Barcelona e Ernesto Valverdes ka barazuar rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolas prej 21 ndeshjeve pa humbje në kampionat.

Previous Next