Lojtari i Manchester Cityt u dëmtua përgjatë ndeshjes së “Fa Cup” nga lojtari i Cardiffit, Joe Bennet. Sane ishte duke shkuar afër portës, kur Benet i bëri një faull taktik tepër të rrezikshëm. Ai u dënua vetëm me të verdhë, ndërsa Sane u largua për të shkuar në spital pas asaj ndërhyrje që mund t'i shkaktonte ndonjë dëmtim fatal. Lëndimi i yllit gjerman, Leroy Sane, ka shqetësuar shumë federatën e futbollit të këtij shteti, që i ka dërguar një mesazh klubit uellsian në profilin e vet zyrtar në “Twitter”. “Hej Kardif. Thjesht duam t’ju kujtojmë se kemi një turne shumë të rëndësishëm në verë. Ju lutemi të mos i dëmtoni lojtarët tanë. Faleminderit.”, shkroi faqja e federatës gjermane të futbollit.


VIDEO:






Previous Next