Mesfushori i Monacos ka pranuar t’i bashkohet ekipit të Jurgen Klopp. Liverpool ka bërë një hap para për të nënshkruar me Thomas Lemar. Gjatë pesë muajve të fundit, një numër i konsiderueshëm i ekipeve nga Premier Liga janë interesuar për reprezentuesin francez, i cili dëshiron të largohet nga Monaco. Sipas medieve në Angli, Liverpooli e ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit për të nënshkruar me 22-vjeçarin. “The Reds” e kanë bindur Lemarin, që të transferohet në Anfield, por problemi mbetet te Monaco e cila nuk e lëshon lojtarin pa 100 milionë euro. Megjithatë palët pritet të negociojnë më tutje dhe Liverpool do të tentojë ta ulë kërkesën shumë të lartë të kampionëve aktualë të Francës, për ta transferuar futbollistin.