Futbollisti spanjoll ka vazhduar kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Juan Mata vazhdon bashkëpunimin me Manchester United. Klubi anglez dhe lojtari janë pajtuar vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2019, pas këmbënguljes së trajnerit Jose Mourinhos, që e konsideron një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.

Gjatë këtyre ditëve pati spekulime për pozicionin e Mata në skuadër, pas ardhjes në ekip të Alexis Sanchez.

29-vjeçari u shpreh se ndihet krenar që është pjesë e këtij klubi dhe se ndihet shumë mirë në Old Trafford, ku u transferua nga Chelsea në vitin 2014.

“Ende ndihem shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij klubi”, ka thënë numri 8 i United, pas nënshkrimit të kontratës.“Mendoj se kushdo që është pjesë e këtij klubi ndihet i privilegjuar dhe njëjtë po ndihem edhe unë”, ka theksuar ai.



Previous Next