Chelsea ka arritur marrëveshje bazë për transferimin e Olivier Giroud nga Arsenali, raporton Sky Sports News.

31-vjeçari thuhet se tashmë iu është nënshtruar testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë në Stamford Bridge deri në vitin 2019, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit.

Blutë do të paguajnë 15.3 milionë funte (17.5 milionë euro) plus 2.2 milionë funte (2.5 milionë euro) të tjera në formë bonusesh.



Previous Next