Manchester Unitedi është klubi i fundit që ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit, Mateo Kovaçiq, raporton Calcio Mercato. Kroati nuk ka arritur të jetë i rregullt në fushën e lojës nën menaxhimin e Zinedine Zidane, megjithatë ishin edhe lëndimet që kanë ndikuar që të mos jetë zgjedhja e parë. Në garë për Kovaçiqin raportohet se është edhe Interi.