Usain Bolt, është tashmë një futbollist profesionist. 31-vjeçari, i cili ka fituar 8 herë medaljen e artë olimpike, është bashkuar me skuadrën nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundons, ku ka kryer edhe senacën e parë stërvitore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i skuadrës afrikane, i cili në një deklaratë për mediat u shpreh: “E mira është se ai është një lojtar i lirë. Ne mund të nënshkruajmë me atë. Ai mund të luajë në çdo pozicion që dëshiron.

Ai mund të luajë si sulmuesi kryesor për shkak të shtatlartësisë së tij. Ai mund të jetë një portier apo një qendërmbrojtës, kudo që ai dëshiron.”

Kujtomë që në të kaluarën, Bolt ka provuar të stërvitet edhe me skuadra të mëdha Europiane si Manchester dhe Borussia Dortmund.

Previous Next